Dy adoleshentë vjedhin 12 banesa vetëm në tre muajt e fundit


Dy adoleshentë vjedhin 12 banesa vetëm në tre muajt e fundit

Në tre muajt e fundit kanë vjedhur të paktën 12 banesa. Bëhet fjalë për dy adoleshentë nga Durrësi. Policia thotë se ka të dokumentuara vjedhjet për të cilën akuzohet grupi ndërsa ka ndaluar M.S 17 vjeç, banues në Durrës, ka lënë të lirë për shkak të moshës shokun e tij 16 vjeçar M.XH ndërsa po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, shtetasin: F.Ll. 19 vjeç. Të tre të adoleshentët janë banorë të Durrësit

Policia informon: Në sajë të veprimeve hetimore të specializuara janë zbardhur dhe dokumentuar 12 vjedhje, të kryera nga shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin për një periudhë 3-mujore, konkretisht:

1.Më datë 06.07.2016, në lagjen Nr. 8 kanë vjedhur banesën e shtetasit P.D. 56 vjeç, ku kanë marrë 10 000 lekë;

2.Më datë 18.07.2016, në lagjen Nr. 5 kanë vjedhur banesën e shtetasit E.M. 29 vjeç, ku kanë marrë një orë dore;

3.Më datë 14.08.2016, në lagjen Nr. 5 kanë vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit N.Ll. 46 vjeç, ku kanë marrë një televizor dhe 5 000 lekë;

4.Më datë 14.08.2016, në lagjen Nr. 9 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit E.B. 31 vjeç, ku kanë marrë një laptop, ora dhe 500 €;

5.Më datë 15.08.2016, në lagjen Nr. 13, tek”Shkëmbi I Kavajës” kanë vjedhur banesën e shtetases A.P. 43 vjeçe, ku kanë marrë bizhuteri;

6.Më datë 23.08.2016, në lagjen Nr. 1 kanë vjedhur banesën e shtetasit H.C. emigrant, ku kanë marrë disa bizhuteri;

7.Më datë 29.08.2016, në lagjen Nr.11 kanë vjedhur banesën e shtetasit F.Sh. 48 vjeç, ku kanë bizhuteri;

8.Më datë 08.09.2016, në lagjen Nr.18 kanë vjedhur banesën e shtetasit Sh.H. 44 vjeç, ku kanë marrë sende të ndryshme elektroshtëpiake;

9.Më datë 02.10.2016, në lagjen Nr. 8 kanë vjedhur mjetin motorçikletë me targa CAF 663 në pronësi të shtetasit S.Xh. 32 vjeç;

10.Më datë 06.10.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetasit A.L. 58 vjeç, ku kanë marrë sende të ndryshme elektroshtëpiake;

11.Më datë 15.10.2016, në lagjen Nr. 5 kanë vjedhur banesën e shtetasit E.Dh. 26 vjeç, ku kanë marrë një aparat telefoni celularë dhe 15 000 lekë;

12.Më datë 18.10.2016, në lagjen Nr. 7 kanë vjedhur banesën e shtetasit M.M. 59 vjeç, ku kanë marrë tre aparate telefoni celularë.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar telefona celularë dhe motorçikleta.

Perdorues droge- Policia informon se tre djemtë janë persona me precedentë penalë në fushën e veprave penale kundër pronës dhe përdorues të lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja”në bashkëpunim parashikuar në nenin 134,/2 të Kodit Penal.