Dy Bullgare denohen per vjedhje ne Shkup

SPB Shkup, deri te PPTH shtroi kallëzim penal kundër S.SH.G. (25) dhe R.S.D, (23), shtetas bullgarë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer tri vepra penale “vjedhje nga xhepi”, me ç’rast kanë përfituar fitim të kundërligjshëm prej rreth 12.000 denarë. Nga ana e gjykatësit të procedurës pareaprake u është caktuar masë një vit burg, me kusht për 3 muaj, ndërsa personat janë dëbuar dhe u është vendosur ndalesë për hyrje në vend në kohëzgjatje prej 10 viteve.

Siç informon MPB, veprën e parë penale e kanë kryer më datën 15 të këtij muaji rreth orës 14, në autobusin me numër 7 të NPQ Shkup i cili ka lëvizur në realacionin nga lagjja Aerodrom në drejtim të “Rekordit”.