Dy deputetët e PDSH-së në heshtje totale

Derisa Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët kanë konfirmuar mbështetjen e tyre për Zaevin, për formimin e qeverisë së re, deputetët e PDSH-së akoma nuk janë prononcuar.

Pas takimit të liderëve me presidentin Ivanov, kreu i LSDM-së Zoran Zaev u deklarua i bindur që do të formojë shumicën qoftë ajo me 62 ose 67 deputetë.