Dy familje shqiptare aksidentohen në një autostradë në Austri

Dy automjete janë përplasur midis tyre në një autostradë në Salzburg të Austrisë, ndërsa në to udhëtonin dy familje shqiptare nga Kosova. Fatmirësisht nga aksidenti i ndodhur mesditën e sotme (9 janar) nuk ka pasur viktima.

Të paktën 7 persona kanë mbetur të plagosur nga ngjarja. Aksidenti ndodhi automjetet po ndryshonin korsinë në autostradë ndërsa u përplasën me një kamion rreth orës 12:50 minuta.

Mediat austriake bëjnë me dije se drejtuesit e mjeteve janë një 42 vjeçar dhe një 22 vjeçar. Të shtatë personat e plagosur u dërguan në spitalin shtetëror të Salzburgut nga Kryqi i Kuq.