DY FËMIJËT E ZHDUKUR NGA SHKUPI JANË GJETUR NË GOSTIVAR

Dy fëmijët nga lagja Aerodrom e Shkupit të cilët dje janë denoncuar si të zhdukur, janë gjetur shëndosh e gjallë në Gostivar, kanë konfirmuar nga MPB.

Informacioni për zhdukjen e vajzës së moshës 11 vjeçare dhe vëllaut të saj 10 vjeçar u shpërnda në mënyrë të shpejtë në rrjetet sociale, ku u shpërndaheshin fotografi nga dy fëmijët, në të cilën qëndronte apeli dhe numër kontakti nëse ndokush i sheh ato.

Nga MPB dje kanë konfirmuar se fëmijët janë gjetur dhe për këtë është njoftuar babi dhe njësiti për të mitur.

Hetimi, thonë nga policia, do të vërtetoj se si fëmijët nga Shkupi kanë përfunduar në Gostivar, ndërsa do të hetohet nëse ekziston përgjegjësi edhe tek prindërit.