Dy fëmijët shqitarë që vdiqën në aksidentin në Novi Sad varrosen sot

Dy fëmijët shqiptarë, njëri 5 e tjetri 8 vjeç, që vdiqën në aksident trafiku në Serbi teksa po ktheheshin me familje në Kosovë për pushime, do të varrosen sot.

“Familja Dvorani nga fshati Terrstenik, Komuna e Drenasit njofton familjarët miqtë dhe bashkëqytetarët se varrimi i dy djemve tanë do të bëhet të martën në ora 14:00, në varrezat e fshatit Terrstenik”, thuhet në njoftimin e familjes.

Muhamet A. Dvorani – 8 vjeç dhe Mendim A. Dvorani – 5 vjeç kanë humbur jetën në një aksident në Novi Sad derisa ishin duke ardhur në vizitë në Kosovë, nga Austria.