Dy futbollist shqiptar dënohen ashpër nga FSHF-ja

Federata e Futbollit shqiptar ka publikuar vendimet e Komisionit të Apelit, përcjellë IndeksOnline.

FSHF ka dhënë një nga dënimet më të ashpra në këto vitet e fundit për ndonjë futbollist. Ata kanë dënuar, Ardit Facajn dhe Erjon Dukan me 12 muaj pezullim nga aktivitetet sportive, për dhnën që shfaqën ndaj zytarit të ndeshjes.

Më poshtë keni vendimet:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 21.04.2017 të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF me këtë ndryshim: Dënimin e lojtarit të KF “Domosdova” Ardit Facja me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes.

2. Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 21.04.2017 të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF me këtë ndryshim: Dënimin e lojtarit të KF “Domosdova” Erjon Duka me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes.

3. Lënien në fuqi të vendimit nr. 15 datë 15.05.2017 (pika 10) të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF, rrëzimin e kërkeses së KS “Besëlidhja”, Lezhë.