Dy gazetarë vriten live në Facebook/ video +18

Dy gazetarë domenikanë janë vrarë gjatë transmetimit live në Facebook. Ngjarja u regjistrua në qendër të kryeqytetit Santa Domingo të Republikës Domenikane të martën e 14 shkurtit.

Producenti i radios dhe prezantuesi u qëlluan dhe u vranë në stacionin e radios 103.5FM në qendrën tregtare San Pedro de Macoris. Milenio Caliente quhej programi që ata kishin dhe njihej për mbulimin e çështjeve sociale dhe politike.

Të shtënat ndodhën në mes të ditës kur Luis Manuel Medina ishte duke transmetuar lajmet në direkt në Facebook. Një grua që ndodhej në vendngjarje u plagos nga të shtënat. Disa të shtëna janë dëgjuar në video kur gruaja bërtiste “Vrasës! Vrasës! Vrasës!” dhe më pas pamjet u shkëputën. Producenti Leo Martinez ishte në zyrën ngjitur me radion dhe u qëllua për vdekje.

Email

Me mbërritjen e policisë, u arrestuan tre të dyshuar, por nuk janë ngrituar akoma akuza për motivin e këtij sulmi.