Me dy makina BMW, persona të panjohur rrahin sigurimin e Spitalit në Shkup

 

Disa persona të panjohur, dje rreth orës 13:40 kanë sulmuar sigurimin në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” në Shkup.

Viktimat kanë theksuar se sulmuesit arritën me dy automjete të markës “BMW” me targa të Shkupit, përcjell TetovaSot. Më vonë, patrulla policiore ndaloi 27 vjeçarin M.R nga Batinca, i cili ishte pronari i automjetit.

Ndihmë mjekësore pas incidentit kanë kërkuar A.L. (30), E.K. (27), S.A. dhe A.L., të gjithë punonjës në agjencinë e sigurimit