Dy ministrat bjonde të mbrojtjes

Dy ministret bionde të Mbrojtjes

Tiranën e ka vizituar sot ministrja e Mbrojtjes së Holandës, Jeanine Hennis-Plasschaert. Ajo është pritur nga homologja e saj Mimi Kodheli, me të cilën duket se është shumë e afërt.

Dy ministret bionde, edhe pse femra, drejtojnë një nga ministritë më të rëndësishme të vendeve të tyre, atë të Mbrojtjes. “Vizita e sotme në Tiranë e mikeshës dhe homologes sime holandeze Jeanine Hennis-Plasschaert dhe mbështetja e vendit të saj, është treguesi i radhës se Shqipëria është shndërruar pa më të voglin dyshim në një vend radhës se Shqipëria është shndërruar pa më të voglin dyshim në një vend të denjë anëtar të NATO. Mbështetja e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në angazhimin e Shqipërisë në misionin e NATO në Detin Egje, është më shumë sesa i rëndësishëm, aq më tepër që ky vend ka dhe drejtimin e këtij misioni. Jo më pak e rëndësishme është edhe mbështetja e Holandës për ngritjen e Qendrës së Ekselencës për studimin e luftëtarëve të huaj. Si dy ministre Mbrojtjeje femra, nuk mund të mos flisnim për barazinë gjinore. Shqipëria ka 8 ministre femra dhe 30% e kolonelëve të sapo graduar janë femra. Dhe jemi krenarë për këtë”, shkruan Kodheli, që ka postuar fotot e mëposhtme.

f3