Dy motrat, kandidate për deputete nga dy parti të ndryshme

 

Në legjislaturën e ardhshme të Kosovës mund t’i shohim dy motra nga dy parti të ndryshme.

Njomza Emini është kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kurse motra e saj, Violeta Emini – Salihu kërkon votat e qytetarëve nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në listën zyrtare të LDK’së, Njomza Emini është renditur e 48-ta në listë, kurse Violeta Emini në VV është e renditur në vendin e 99-të në listë, transmeton gazetametro.net

Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen më 11 qershor.