Dy nxënës shqiptarë fitojnë vendin e dytë në gara ndërkombëtare për inovacion

Nxënësit e shkollës së mesme SHMMQSH ,,D-r.Pance Karagkozov” Shkup Melisa Kamberi dhe Omer Veseli nën udheheqjen e mentores M-r. Neshe Sali morën vend të dytë në garat ndërkombëtare të projekteve hulumtuese. Garat ndërkombëtare të 26 me radhë u zhvilluan në Stamboll. Në këto gara morën pjesë nxënës dhe mësimdhënësit e tyre nga shumë shtete të ndryshme në tre lëmi të ndryshme Kimi, Fizikë dhe Biologji.

Projektet ishin të verifikuara nga 9 komisione të përbërë prej profesorëve të fakulteteve të lëmive përkatëse gjegjësisht të Kimisë, Fizikës dhe Biologjisë. Këto gara për dallim nga garat tjera që zhvillohen në shkollat e mesme kishin nivel më të lartë pasi që kërkoheshin rezultate origjinale dhe inovacione si dhe prezantimi të realizohet në gjuhën Angleze.

Nxënësit falenderojnë mentoren për udhëheqjen e tyre gjatë punës dhe që kanë fituar nji eksperince në nivel më të lartë si dhe në bazë të punës kanë arrirë të kuptojnë se me të vërtetë cka është nji hulumtim shkencorë. Ato poashtu theksuan se do të vazhdojnë të hulumtojnë edhe në të ardhmen.