Dy orë ndërprerje nesër në aksin Kërçovë-Ohër

Minimi i autostradës Kërçovë – Ohër në pjesën Podvis – Preseka do të bëhet nesër prej orës 13 deri në ora 15, informoi sot Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Kërçovë.

Duke iu referuar njoftimeve të mara, QRMK Kërçovë kumtoi se minimi do të bëjë firma “maktek”, ndërsa rruga do të mbyllet për komunikacion në kohëzgjatje prej 15 deri 20 minuta.

Një pjesë e rrethinës së Kërçovës nesër do të mbeten edhe pa energji elektrike prej orës 9 deri në ora 10:30. Pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit e fshatrave nga Rbetinska Reka, si dhe fshtrat Çelopeci, Atishta dhe Lisiçan.