Dy persona te lenduar rende ne aksident trafiku ne Tetove

Dy persona janë lënduar rëndë në dy aksidente trafiku, që kanë ndodhur dje në Tetovë, informon zëdhënësi i SPB në tetovë Marjan Josifovski.

Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 11 e 50 minuta,në rrugën lokale për në fshatin Çellopek, ku automobili i markës “Pasat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.P. (66), nga Çellopeku ka goditur këmbësorin I.I. (54) nga i njëjti fshat. Këmbësori ka pësuar lëndime trupor- thyerje e kockës, në këmbën e majtë, ku menjëherë është dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë dhe pas ndihmës së ofruar është mbajtur për shërim të me tejmë në këtë spital.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në autostradën Gostivar-Tetovë, rreth orës 18 e 30 minuta, në afërsi të pikëpagesës rrugore në fshatin Pirok të Tetovës, ndërmjet dy automjeteve, “Pasat” me tagra të Shkupit e drejtuar nga J.A.(72) nga Shkupi dhe “Audi” ne targa tl Gostivarit e drejtuar nga Z.A. (57) nga fshati Toplicë i Gostivarit. Nga aksidenti, lëndime ka pësuar bashkëudhëtarja në veturën “Audi”, E.XH. (23) e cila ishte dërguar në Spitalin Klinik Në tetovë ku është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm.