Dy Pitbullë shqyejnë dy vajza të vogla, 4 dhe 5 vjeç

Dy vajza të vogla, 4 dhe 5 vjeç, u sulmuan rëndë nga dy qenë pitbullë në Itali.
Ngjarja u regjistrua në orët e pasdites në Olgiate Olona, Varese.

Njëra prej tyre u transportua me helikopter në spitalin e Monzas, me lëndime të shumta në fytyrë por jashtë rrezikut për jetën.

E rëndë paraqitet situata e motrës së saj e cila po merr trajtim në spitalin e Legnanos në Milano. Ajo ka plagë të shumta në fytyrë dhe pjesën e kokës.

Mediat italiane raportojnë se të dy qentë i përkasin një miku të nënës së vajzave të vogla.