Dy sondazhe të sotme: Trump=Clinton


Dy gazeta amrikane, Los Angeles Times dhe Investor’s Business Daily, njëra me prirje të majta e tjetra me prirje të djathta, kanë publikuar sot sondazhet më të fundit për garën presidenciale. Në të dyja sondazhet, Trumpi rezulton me të njëjtat pikë si Clinton-i.

Para 4 vjetësh, Los Angeles Times parashikoi me saktësinë më të madhe rezultatin e zgjedhjeve presidenciale – parashikimi i saj u shmang vetëm 0.5 pikë nga rezultati përfundimtar. Ndërsa Investor’s Business Daily e parashikoi fitoren e Obamës me një shmangie prej 2.6 pikësh.