Dy super yje nga Madridi tansferohen në Manchester United (FOTO)

Rio Ferdinand ka këshilluar ish klubin e tij, Manchester United të transferojë sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann dhe yllin e Real Madridit, Gareth Bale.

Manchester United duhet ta transferojë sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann dhe yllin e Real Madridit, Gareth Bale, sipas ish mbrojtësit Rio Ferdinand.

Ai beson se “Red Devils” kanë fuqi të mjaftueshme financiare për të realizuar këto dy blerje të mëdha.

“Manchester United ka para, unë do t’i transferoja të dy së bashku”, deklaroi ai për “Squawka”, përcjell lajmi.

“Nëse ata janë në dispozicion, Manchester United duhet t’i blejë”, u shpreh Ferdinand.