Dy të lënduar në gjashtë fatkeqësi komunikacioni në Shkup

Dy persona janë lënduar, njëri prej të cilëve më rëndë, në dy nga gjithsejtë gjashtë fatkeqësi komunikacioni që ndodhën gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në katër fatkeqësi është shkaktuar vetëm dëm material.

Dje nga ana e policisë rrugore janë sanksionuar 25 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre vozitës e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga trafiku, si dhe 13 vozitës të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shofer, përkatësisht të paregjistruar. Janë sanksionuar edhe shtatë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë, përkatësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit. Janë hasur edhe 31 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. Me automjetin e posaçëm janë mënjanuar 60 automjete.