Dy vjeçari pickohet nga gjarpëri vdes për 6 minuta

Një dy vjeçar u pickua nga një prej gjarpërinjve më helmues në botë. Fëmija i quajtur Eli Campbell jeton në Agnes Qaters të Australisë. Ai shkoi për të mbledhur vezët e pulave të familjes së tij dhe manaferra kur u kafshua nga gjarpri helmues.

Fëmija pësoi arrest kardiak, duke ‘vdekur’ për 6 minuta, por më pas u rikthye në jetë nga mjekët, ndërsa tani ndodhet drejt shërimit të plotë. R

Fëmija (në foto) u kafshua tri herë nga gjarpri në pjesën qendrore të Queensland, atje ku jeton edhe një nga gjarpërinjtë më helmues në botë, i quajtur Taipan. Ngjarja ndodhi javën e kaluar dhe ai u shpall i vdekur për 6 minuta.

Ishte nëna e fëmijës ajo që luftoi për mbijetesën e të birit përpara se të merrte medikamentet.

Gruaja tha se i biri ka pësuar disa probleme në tru për shkak të arrestit kardiak dhe mungesës së oksigjenit.

Helmi i gjarprit është i fortë dhe për pasojë, nëse i pickuari mbijeton, mund të mbetet me probleme, siç janë halucinacionet, verbëria, etj.

3905274300000578-0-image-a-47_1475409148807