Dy vjet burg për Neymar

Ylli i Barcelonës, Neymar, do të përballet në gjyq për akuzat për mashtrim dhe korrupsion, krahas prindërve të tij, klubit aktual dhe atij të shkuar Santos.

Gjykata Kombëtare Spanjolle ka urdhëruar që edhe presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu dhe ai i shkuari Sandro Rosell të gjykohen.

Akuza për mashtrim dhe korrupsion lidhet për transferimin e Neymarit te Barça nga Brazili në vitin 2013. Të gjitha palët kanë mohuar akuzat.

Grupi brazilian “DIS” ka deklaruar më pak para se 40 për qind që ishte thënë për transferin e futbollistit dhe ka akuzuar palët.

Prokurorët kërkojnë dy vjet burgim për Neymarin, pasi ai nëse del fajtor është shkelësi i parë i ligjit nga kjo palë. Po ashtu po kërkohet gjobë prej dhjetë milionë eurosh ndaj familjes së futbollistit.