Dyshohet zhdukja e helmetës ilire pas zbulimit në Shqipëri

Dyshohet zhdukja e helmetës ilire pas zbulimit në Shqipëri

Ditët e fundit kanë ka patur një sërë reagimesh për zbulimet arkeologjike e bëra nga gërmimet e bashkësisë së Durrësit për të ndërtuar një Velierë betoni.

Edhe pse është dhënë një vendim për ndërprerjen e punimeve, punimet nuk kanë ndalur duke shënuar kështu një rast të paprecedentë.

Historiania Sonila Boçi është shprehur për ReportTV se ka shkuar në Durrës ditën e djeshme dhe është gjendur para zbulimeve të topave e predhave të periudhës otomane.

Përpos topit të periudhës otomane, janë bërë edhe disa zbulime të tjera të periudhës ilire.

Boçi duke iu referuar fjalëve të një miku të saj pohon se është gjetur edhe një helmetë ilire nga gërmimet, e cila çuditërisht është zhdukur pas disa orësh.

Për historianen Boçi mbulimi me beton këtyre objekteve është diçka shumë e gabuar sepse aty ka një dëshmi të madhe të trashgimisë historike tonën.