E ardhmja e vendeve të punës: Më shumë burra që bëjnë punën e grave

Gjithnjë e më shumë po vihet re se punë që konsiderohen si pronë e femrave dhe anasjelltas s’kanë më ndarje gjinish.

Ky është një trend që pothuajse po shpërndahet në të gjithë botën. Një investigim i New York Times vuri re se në SHBA nga 2000 deri në vitin 2010 numri i meshkujve të punësuar në profesione që konsiderohen si femërore ishte dyfishuar.

Nisur nga ky raport i viteve më parë kohët e fundit u bë një studim i tregut të punës që rezultoi se kishte një ndryshim thelbësor.

Shumë meshkuj kanë “zbuluar” se janë të aftë të bëjnë dhe punë që deri tani kanë qenë domeni i grave; si puna me grep, babysiter, edukatorë etj.  Por nga ana tjetër edhe femrat gjithnjë e më shumë po bëjnë punë të meshkujve , si mekanike, teknike laboratori, instruktore për automjete etj.