E besoni apo jo: Albin Kurti po kopjon komplet fushatën elektorale të dikurshme të Thaçit

 

Kjo mund t’u jetë dukur e pamundshme, por ja që tani vërtet po ndodhë.

Albin Kurti, i nominuari i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, në çdo hap të tij po e kopjon ish-liderin e PDK-së, Hashim Thaçin, i cili tash është president i vendit.

Kurti, i cili ishte kritiku më i madh Thaçit, tash rezulton të jetë kopjuesi më i madh i tij në fushatën paraelektorale.

Çfarëdo që ka bërë Thaçi në fushatën e kaluar të tij, tani po e bën edhe Kurti.

Kurti po e ndjek strategjinë e Thaçit, duke e kuptuar që ai duhet të shkojë tek populli dhe jo populli tek ai.