E bija e fut në ‘borxh’ Jakup Krasniqin (Foto)

Gresa Krasniqi, vajza e madhe e kryetarit të Këshillit Kombëtar të “Nismës për Kosovën”, shpeshherë arrin të tërheqë vëmendje mediale.

Ajo kësaj radhe ka bërë një veprim interesante në rrjetin social Facebook, ku e ka etiketuar të atit në një foto me kartëmonedha 500-she, shkruan Magazina.al.

Fotoja është më mbishkrimin se “Personin qe e bon tagg patjeter duhet me ti dhon 500 euro”, që nenkupton se tashmë Jakup Krasniqi i detyrohet vajzës me këtë shumë.

Ndryshe pasi që babai i saj është i njohur për aktivitete e tij politike, edhe ajo tashmë me ose padashje është bërë e njohur për opionion publik, herë me shkrim e nganjëherë edhe për jetën e saj personale.