E dashura e djalit të presidentit në poza joshëse – shijon jetën e natës (Foto)

E dashura e djalit të presidentit të Kosovës, Drita Stublla, sërish është përkujdesur që të shfaqet në poza joshëse.

Ajo që besohet se është e dashura e Endrit Thaçit, djalit të presidentit, Hashim Thaçi, u raportua se ditë më parë e bëri “privat” Instagramin, duke i ikur vëmendjes së publikut dhe vëmendjes mediale, në një përpjekje për të fshehur lidhjen me djalin e presidentit.

Tejet seksi – Drita Stublla tregon edhe një herë pse e ka mahnitur Endritin. Foto: Snapchat

Teksa të gjitha indikacionet janë për një romancë mes tyre, Drita nuk heziton që të shfaqet sërish provokuese.

Në një fustan ngjyrë të kuqe të mbyllur dhe në pozë provokative, Drita nuk heziton të joshë.

Dhe këtë përgatitje ajo e kishte bërë për të frekuentuar një nga klubet më të mëdha në vend, Zone Club, ku ishte me shoqërinë e saj të zakonshme.

Drita duke u kënaqur në Zone Club, por pa Butrintin. Foto: Snapchat

Aty mungonte Endriti, me të cilin bukuroshja duket se ende nuk ka vendosur t’i frekuentojë klubet e natës.