E dashura e vrasësit në Las Vegas thotë se nuk ishte në dijeni për sulmin

E dashura e sulmuesit në Las Vegas, i cili la të vdekur 58 persona të dielën, ka thënë se nuk e kishte idenë se çfarë po planifikonte partneri i saj të cilin e ka përshkruar si “i butë, i dashur dhe i qetë”.

Komentet e Marilou Danley erdhën disa orë para se policia të deklaronte se Stephen Paddock kishte jetuar “një jetë sekrete”.

Ata thanë se Paddock mund të ketë planifikuar të ikë nga vendi pas krimit, para se ta qëllonte vetën për vdekje, megjithatë nuk kanë dhënë detaje t tjera, transmeton KosovaPress.

Ende nuk janë zbardhur motivet që e kanë shtyrë agresorin të kryer krimin i cili po konsiderohet si njëri ndër me të rëndët në historinë moderne amerikane.