E dhimbshme,fëmija i plagosur nuk largohet nga krahët e infermierit

Një fëmijët sirian i mbuluar nga gjaku nuk largohet nga krahët e infermierit, pavarësisht se nuk e njeh atë nga afër. Dëshpërimisht kërkon të qëndrojë në krahët e të riu, pas plagosjes së rëndë për shkak se banesa e tyre u godit nga një sulm ajror shkatërrues.

Ky është realiteti me të vërtetë i dhimbshëm i Aleppo-s në Siri, e bombarduar masivisht nga avionët rusë apo të qeverisë siriane.

Videoja u publikua nga një organizatë mjekësore e quajtur Sams, e cila shkruan se kjo është gjendja e përditshme e fëmijëve sirianë.

“Kjo është agonia e fëmijëve të Sirisë”, shkruan organizata, sipas të cilës 13 prej tyre janë regjistruar të vdekur nga personeli mjekësor në terren ditët e fundit.

“Ai u godit në një sulm ajror. Ne nuk e dimë nëse ishte qeveria ruse apo siriane”, tha organizata për Mail.

Mohamed Abu Rexheb, një infermier në spitalin e mbështetur nga SAMS në lindje të Aleppos, tha: “Jeta në Aleppo është bërë shumë e tmerrshme. Nuk ka kamera apo jo stilolaps që mund të përshkruajnë atë që ne jemi duke përjetuar këtu”

“Ka një mungesë të rëndë të furnizimeve mjekësore dhe mjekëve të specializuar. Ka vetëm një neurokirurg, dy kirurg të përgjithshëm dhe tre kirurg ortopedikë të mbetur në qytetin e rrethuar”, shtoi ajo.