E dhimbshme!Lamtumira e fundit e Ermalit ,mijëra qytetarë në varrimin e të riut që e donin të gjithë ata që e njihnin (Video)

Doli nga shtëpia për të shkuar në punë, por familjes u kthyer i vdekur. E, sot ata, të birit Ermal Kamberajt, ia dhanë lamtumirën e fundit.

24-vjeçari u vra të premten në mbrëmje në Mitrovicë, në kafeterinë “Check-in” ku ishte menaxher, njofton Klan Kosova. Në vendin e punës u godit me tre plumba në anën e djathtë të gjoksit dhe nga plagët e marra ndërroi jetë në QKUK.

Familjarët e tij përshkruajnë Ermalin si djalin më të qetë, e që nuk ka pasur konflikte asnjëherë me askënd.

“Këtyre organeve për faqe të zezë, siç janë shumica, është thënë se duhet dhënë kohë për të zbardhur rastin”, thotë daja i të ndjerit, profesori Fahredin Spahija.

Për t’ia dhënë lamtumirën e fundit, mijëra qytetarë të Mitrovicës e qyteteve tjera u mblodhën në varrezat e qytetit në Shipol.