A e dini cili është qyteti në Shqipëri ku njerëzit ‘vdesin’ të martohen?

Në Shqipëri ashtu si në shumë vende të botës, njerëzit nuk preferojnë më të martohen!

Sipas të dhënave të INSTAT-t janë 22 mijë e 600 martesa të regjistruara në zyrat e gjendjes civile në të gjithë territorin e vendit, duke u ulur me pothuajse 1/10 në krahasim me një vit më parë.

Po a dini cili është qyteti më me shumë martesa?

Lezha është qarku ku pati më shumë celebrime, me një shkëputje të madhe nga pjesa tjetër e vendit.

Me 9,5 martesa për 1 mijë banorë, nënkupton se gati 1% e banorëve të qarkut u martuan pikërisht vitin e kaluar.

Në Lezhë u regjistrua po ashtu edhe një nga normat më të larta të lindjeve, me rreth 12.5 lindje për mijë banorë.

Rrethe të tjera që shfaqën norma të larta të martesave ishin Berati, Elbasani dhe Fieri.

Ndërsa nën mesataren e vendit për martesa renditen Korça, Kukësi dhe Tirana.