E dini përse dyert e veturës duhet të hapen me dorën e DJATHTË? (Video)

Çdo shofer, e di se çfarë mundimi është të dalësh nga vetura dhe që me atë rast të mos rrezikoni as veten as të tjerët.

Çiklistët, motoristët, këmbësorët, veturat e tjera – të gjithë sikur grumbullohen mu në atë çast kur edhe ju duhet të nguteni nga vetura juaj.

Për këtë shkak në Holandë është prezantuar koncepti i ri, krejtësisht i thjeshtë, por që mund të shpëtojë shumë njerëz nga lëndimet.

E gjithë që është e nevojshme ta bëni është që dyert t’i hapni me dorën e djathtë!

Pra, kur uleni në ulësen e shoferit dhe dëshironi të dilni nga vetura juaj, mos e hapni derën me dorën e majtë, siç e keni bërë gjithnjë. Hapeni me dorën e djathtë.

Kjo lëvizje e thjeshtë do t’ju detyrojë që të rrotulloheni me tërë trupin, një herë do të vëreni retrovizorin, pastaj me trup do të rrotulloheni dhe do të shihni nëse ndokush vjen përballë veturës suaj.

Natyrisht, nëse jeni në ulësen e bashkëshoferit, do ta bëni të kundërtën, kështu që derën do ta hapni me dorën e majtën