E dini pse ora e iPhone-it është gjithmonë 9:41?

Nëse keni qenë të vëmendshëm me siguri e keni vënë re këtë detaj në ekranin e IPhone-it dhe iPad-it. Ora është zakonisht 9:41.

Mendoni se e gjitha kjo është e rastësishme? Në fakt jo. Është gjurma kur Steve Jobs krijoi iPhone-in e parë për botën. Më datën 9 janar 2007, në orën 9:41, “Apple” prezantoi Iphone-in e parë për njerëzit.

Prej atij çasti iPhone shfaqej me orën 9:41. Kjo ndryshoi kur iPad-i u hodh në treg, duke bërë që ekrani të tregonte 09:41.