E dini sa rekrutë shqiptarë janë sot në ushtrinë greke? Zbulohet shifra

Rreth 14% e ushtrisë përbëhet nga rekrutë shqiptarë. Nga 86 mijë ushtarë që ka gjithsej Greqia, “janë rreth 12 mijë rekrutë shqiptarë në radhët e ushtrisë greke”.

Këtë e ka pohuar gazetari shqiptar në Athine, Robert Goro gjatë një lidhje live me Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”.

“Shqiptarët që nuk kryejnë shkollën e lartë, shkojnë në shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Greqi. Djemtë që ishin në foto, ishin parashikuar të bëheshin pjesë e Gardës së Republikës, si ata që rrinë me fustanella në Parlamentin e Greqisë”, tha ai, duke iu referuar fotos së rekruteve shqiptarë që pozuan në foto me duart si shqiponjë.