A e dini se cili shtet në Ballkan ka më shumë ar, ja ku renditet ne

Këshilli Botëror për Arin ka publikuar listën e re të 100  vendeve që kanë më së shumti  rezerva të arit, kurse në vendin e parë gjenden Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 8.133,5 tonë.Në vendin e dytë gjendet Gjermania me 3.377,9 tonë, kurse në vendin e tretë Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) me 8.814,0 tonë.

Mes 10 vendeve më të pasura gjenden Italia, Franca, Kina, Rusia, Zvicra, Japonia dhe Holanda.

Kur bëhet fjalë për Ballkanin, Kosova nuk gjendet fare në këtë listë. Po ashtu aty nuk gjenden as Kroacia dhe as Mali i Zi.

Në Ballkan më shumë ar posedon Serbia, 18.8 tonë dhe gjendet në vendin e 63-të. Pason Maqedonia në vendin e 77-të më 6.9 tonë.

Shqipëria është në vendin e 98 më vetëm 1.6 ton ari, derisa Sllovenia ka 3.2 tonë, Bosnja 3.0, etj.

Në vendin e fundit, atë të 100 gjendet Mongolia më 1.5 ton ar.