E fejuara i tregon muskujt Granit Xhakës: E bart në krah futbollistin (Foto)

Granit Xhaka është duke përjetuar një moment shumë të mirë në aspektin profesional, fal nivelit të lartë të lojës që ka treguar këto kohë në skuadrën e Arsenal.

Por mesa duket aspekti profesional nuk është e vetmja gjë që i shkon mirë futbollistit.

Ai dhe e dashura e fejuara, Leonita Lekaj shpërndajnë shpesh momente të bukura nga jeta e tyre personale.

Me postimin e sotëm Leonita ka çuditur të gjitha me forcën e saj për të ngritur në krah Granitin. Të dy duken se po kalojnë bukur këtë ditë me diell në Angli.