E gjen vëllaun e vdekur me plagë nga kafshimi i kafshëve të egra

Dje në ora 12 e 26 minuta në stacionin policor Petrovec në Shkup, personi me inicialet S.S. ka raportuar se në fshatin Kozhle ka gjetur vëllain e tij J.S. i datëlindjes 1956 të vdekur në livadhet e të njëjtit fshat, si pasojë e kafshimit nga kafshët e egra.
J.S. më 23.02.2017 ka qenë i lajmëruar si i zhdukur nga familjarët e tij.

Inspektim ligjor me urdhër të Prokurorisë Publike është bërë nga ana e ekipeve policore, kurse trupi i pajetë është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.