E la e dashura, 18-vjeçari vret veten live në Facebook

Një i ri nga fshati Safran në Yalova të Turqisë, ka kryer vetëvrasje me pushkën e babait të vet.

Bëhet fjalë për Oguzhan Kaloglu, i cili ishte dashuruar me një vajzë të quajtur Neslihan Yilmaz nga po i njëjti fshat, por që ajo e kishte braktisur.

Nga dëshpërimi i madh ai kishte marrë pushkën e babait dhe kishte kryer vetëvrasje, duke e transmetuar live në Facebook.

Ai ishte mbyllur në dhomën e tij dhe pas disa minutave dëshpërimi, vendosi ta marrë pushkën e babait dhe ta qëllon veten në gjoks.

Pas këtij veprimi, familjarët e tij të tmerruar e dërguan me urgjencë në spitalin Atakent, por nuk kishte arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra.