E la e dashura, ai e djeg me benzinë. 22 vjeçarja në gjendje të rëndë

Një tjetër tentativë për vrasjen e grave. Kjo ka ndodhur në Messina të Italisë, mëngjesin e së dielës, kur një burrë ka spërkatur me benzinë ish-të dashurën në shtëpinë e saj dhe më pas i ka vendosur zjarrin.

Sipas mediave italiane, ajo e kishte lënë atë para dy muajsh dhe ai u hakmor pas ndarjes. 22 vjeçarja është shtruar në spital në gjendje të rëndë, me 60% djegie në të gjithë trupin.

Ndërsa agresori i cili tentoi të arratisej, është arrestuar dhe akuzohet për tentativë vrasjeje.