E lënë në harresë nga burri, gruaja sajon grabitje për t’i tërhequr vëmendje

Një histori aspak e dëgjuar, u bë e njohur fillimisht për uniformat blu. Ata janë prezantuar me një grabitje të veçantë. Një histori si në telenovela, por që personazhet janë shqiptarë. E lënë në harresë, sipas saj nga bashkëshorti, shtetësia, Dalina Azuni, e frymëzuar nga serialet, sajoi një grabitje, pasi kishin një marrëdhënie të ftohtë prej kohësh.

Por ka qenë Policia e Tiranës, ajop e cila deklaron se ka arrestuar 29-vjeçaren, Dalina Azuni. Historia nisi të shtunën, rreth orës 04:40, ku policia kishte marrë një telefonatë se në fshatin Pinet, në banesën e shtetasit I. Azuni , ka hyrë një person për të vjedhur.

Sipas denoncimit, “grabitësi”duke përfituar se i zoti i banesës ishte larguar ka lidhur të shoqen 29-vjeçaren Dalina Azuni dhe më pas ka marrë në banesë shumën prej 65.000 lekësh . Policia ka filluar kontrollin e territorit dhe mbledhjen e informacioneve për autorët e mundshëm të kësaj ngjarje.

Duke qenë përpara këtyre fakteve policia, ka filluar hetimin në drejtim të një kallëzimi të rremë dhe nga ku kanë arritur të faktojnë se: Pas largimit të bashkëshortit të saj, Dalina Azuni, dyshohet t’i ketë fshehur në një nga dhomat e tjera shumën e lekëve (të cilat u gjetën nga kontrolli i ushtruar nga Specialistet e Policisë pas dyshimeve), më pas ka hapur dritaren e banesës dhe dyshohet se ka lajmëruar familjarët që dikush kishte hyrë në banesë. Kur kanë shkuar familjarët e kanë konstatuar të lidhur në banesë këtë shtetase.

E reja ka pranuar se i ka bërë këto veprime vetëm për të tërhequr vëmendjen e të shoqit pasi kishte vënë re që kohët e fundit nuk kishin komunikim dhe kishte mosmarrëveshje mes tyre.