E mbani mend Matildën? Ja si duket aktorja tani

Ajo njihet për rolin e saj “Matilda” në filmin e famshëm kur ishte fëmijë.

Tani aktorja Mara Wilson duket krejtësisht ndryshe.

29 vjeçarja është shfaqur në emisionin “Lorraine” për të folur pë librin e saj të ri ‘Where Am I Now?” .Mara dukej mahnitëse e veshur me një fustan blu e flokët e saj perfekt.

Në shfaqje, ajo tregoi më shumë për filmin e bazuar në librin e Roald Dalh që i dhuroi asaj famën.

Wilson tha se gjatë xhirimeve të filmit mamaja e saj vuante nga kanceri në gji.

“Isha e shqetësuar se ajo nuk do arrinte ta shihte filmin. Unë nuk e dija këtë deri tani vonë, por Danny Devito ja tregoi asaj filmin e papërfunduar në spital. Ajo e adhuroi”, u shpreh aktorja.

39FB13ED00000578-3896742-image-a-35_147808240028639FB13F400000578-3896742-image-a-34_147808239751739FB31DB00000578-3896742-image-a-55_1478083362113