E merr shqiptaren për grua, por në videoreportazh serbi tallet me të

Ato blihen për pak para ose mashtrohen për një jetë të mirë, mirëpo në fakt gjatë gjithë ditës ato merren me bartjen e druve me traktor dhe me kujdesin e bagëtive, shprehet serbi“U kryqëzua në kishë, ajo vetë deshi ta bëjë ketë” tha dhëndri Bratislavi. Dhurata, tashmë me emër të ndryshuar e quajtur Dunja është nuse shqiptare në Serbi.Ajo nuk din të flasë fare serbisht. Me familjen e bashkëshortit ajo kuptohet duke folur greqisht, ndonjëherë serbisht me duar e me këmbë.