E mrekullueshme! ‘Çënari’ dhe Almeda e “kallin” me këngë shqipe në emision turk

 

 

Njëri ndër çiftet më të përfolura Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman çdo ditë e më shumë po bëjnë veprime me të cilat po marrin zemrat e publikut.
Almeda dhe Tolgahan ishin të ftuar në një televizion turk, në të cilin ia dhanë këngës shqipe, shkruan lajmi.net.

Motra e Almedës ka shpërndarë disa video në Insta-Story në të cilat shihet Almeda dhe bashkëshorti turk duke kënduar këngën ‘Më jep një pikë ujë’.

Interesant ishte fakti se si aktori i njohur, Tolgahan i cili u martua me bukuroshen shqiptare ka mësuar këngën shqipe në detaje.

Me të njëjtën këngë çiftin i kemi parë duke kënduar e vallëzuar edhe në dasmën e tyre.