E ngriti gishtin e mesëm, ja çfarë dënimi e pret Dele Allin

FIFA ka hapur një rast për të shqyrtuar veprimin e lojtarit anglez, Dele Alli, pasi që i ngriti gishtin e mesëm një lojtari gjatë ndeshjes Angli vs Sllovaki të hënën, njofton Klan Kosova.Pamjet televizive tregojnë Alli-në duke bërë gjestin gjatë fitores 2-1 të albionëve në Wembley.21 vjeçari veprimin e kishte bërë me shaka, kundrejt shoku të tij Kyle Walker.

Edhe trajneri i Alli-it, tek Tottenham, Mauricio Pochettino, e ka përshkruar veprimin si shaka dhe ka thënë se lojtari i tij ishte i pafat që u kap nga kamera, sepse përndryshe ka sjellje tepër të mirë.