E nxjerrin nga avioni sepse po i fliste arabisht nënës së tij

Një vloger i njohur në Youtube është nxjerrë me forcë nga një fluturimi i Delta në aeroportin “Heathrow” në Londër, pasi ai po i liste nënës së tij në gjuhën arabe.

Adam Saleh, 23 vjeç, i cili ka 1.6 milionë ndjekës në rrjetin e videove, tha se “ e përzunë” nga avioni kur një pasagjere e dëgjoi duke folur arabisht, dhe u ndje e pasigurt.

Pasi filmoi të gjithë incidentin, Saleh postoi në Twitter: “Na nxorën nga avioni i Delta sepse i fola arabisht mamasë time në telefon…Çfarë dreqin….ju lutem përhapeni”.

Në klipin i cili është më parë mbi 150 mijë herë pasi u publikua online, Adam konfrontohet me pasagjerët që bënë ankesën ndaj tij.

“Thashë një fjalë dhe ju thatë që ndjeheni të pasigurt. Pse po e bëni këtë?” i bërtet ai një burri prapa.

Ndërkohë një një video tjetër, ylli i Youtube, gjithashtu reper, u shpreh se pasagjerët “e bënë të ndjehej sikur ishte një terrorist”.

/Oranews.tv/