E pa besueshme çka thotë Shyhrete Behluli për fshataret

Në vitet kur ajo filloi të këndoj, femra shqiptare në Kosovë, sidomos ajo që jetonte në fshatra, shikohej me një sy tjetër. Femra nuk e kishte këtë liri, teren e fushë veprimi siç e ka sot, shkruan “Kosovarja”.

Si ja doli Shyhrete Behluli: “Unë falë dëshirës së madhe që kisha ndaj këngës, vendosmërisë e guximit , arrita ta thej bindjen  e vjetër se femra nuk është e aftë për disa punë, detyra, etj. Akullin marshova me hapa të sigurt, duke i hapur rrugën së pari vetvetes, e pastaj femrës fshatare, për një jetë më të mire, më të lumtur, dhe një liri më të madhe”, thotë këngëtarja, transmeton “Kosovarja”.