E para që bën sërf mbi gjashtë milionë eshtra

“Indiana Jane” e jetës reale, Alison Teal nga Hawaii, mori dërrasën e saj të sërfit 150 metra nëntokë për të lundruar me rreth gjashtë milionë eshtra në Katakombet e Parisit.

Besohet se 30 vjeçarja është njeri i parë që ka përfunduar ekspeditën e sërfit të enjten më 13 Tetor.

Imazhet tregojnë fotot e frikshme të Alison, të realizuara nga babai i saj, fotograf i jetës së egër, në vendet e ndaluara të varrit më të madh në botë.

“U futëm në katakombe përmes një rruge sekrete.Kemi qëndruar në shpella për një kohë të gjatë. Kishte aguar kur dolëm. Shpellat sa vinin e bëheshin më të ngushta dhe na u desh të kacavarrishim me duar e këmbë për të dalë. Ishte mbytëse, kishte oksigjen minimal dhe niveli i ulit filloi të ngrihej”, u shpreh ajo për Daily Mail.

Teal e ndërmori ekspeditës së bashku me ekspertë të shpellave si guidë dhe paralajmëron që askush të mos e tentojë një aventurë të tillë, edhe nëse jeni ekspertë të “mbijetesës”. Sipas saj për t’iu futur këtij misioni u desh një përgatitje e madhe.