E pazakontë, blerja më e re e Milanit ka falsifikuar moshën

 

Franck Kessie ka kaluar me sukses vizitat mjekësore te Milani.

Gjithsesi një detaj shumë i rëndësishëm po mban pezull prezantimin e ish-lojtarit të Atalantës te kuqezinjtë.

Kessie ka falsifikuar moshën. Mediat e huaja raportojnë se ai nuk është i datëlindjes 1996, por i 1991. Kjo gjë vërtetohet edhe në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Bregut të Fildishtë.

Çështja pritet që të sqarohet në orët në vijim, pasi dikush ka gabuar ose në federatën e Bregut të Fildishtë, ose futbollisti ka mashtruar të gjithë deri më tani.