E përzunë nga klubi sepse ishte shume e shëndoshë

Një 20 vjeçare, e masës 10, u përzu nga një klub nate i Londrës pasi ishte shumë e shëndoshë.

Bobbi Jo Goldsmith tha se prenotoi një tavolinë në Libertine, Soho të premten e kaluar për të festuar me miqtë e saj ditëlindjen.

Por grupi u ndalua në hyrje nga stafi dhe iu kërkua të largoheshin sepse ishin shumë “të mëdhenj”.

Goldsmith tha se mbeti “tërësisht e turpëruar” dhe se ditëlindja e saj “u shkatërrua komplet”.

“Ata thjesht na panë lart e poshtë dhe na thanë se jemi të shëndoshë. Nuk ndikoi keq të mua. Jam mirë. Por ka impact të madh te vajzat e tjera. Dua ta theksoj – një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë në vitin 2016. Është e tmerrshme”, – shpreh Bobbi për Mirror Online.

3929393900000578-3825180-image-m-43_1475759736968