E rëndë, e sëmura me kancer ‘torturohet’ në aeroport, kontroll i imtësishëm

[tonjoo_spb]Denise Albert, bashkëprezantuese e një emisioni radiofonik, ishte duke udhëtuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Los Angeles të dielën, kur u përball me një përvojë “poshtëruese” që e ka bërë të shpërthejë në lot.

Ajo eshte e prekur nga kanceri i gjirit dhe tha se eshte ndjerë e dhunuar dhe poshtëruar gjatë një kontrolli prej dy oficerëve të aeroportit në Los Angeles.

Sipas saj, dy agjentët e sigurimit shperfillen fjalet e saj kur u tha se kishte një krem medicinal në çantë dhe se kishte një plagë në gjoks që nuk donte t’ja preknin.

Agjentët e sigurimit e tërhoqen mënjanë gruan dhe i thane se do të duhej të hiqte këpucët dhe t’i nënshtrohej një kontrolli të plotë trupor, nëse ajo donte ta merrte krem in me vete.

“Unë gjithmonë u them se kam krem medicinal me vete dhe se mbaj parukë”, thotë Albert.

Sipas saj, heret e tjera nuk ka pasur probleme kur ka dashur te udhetoje. Këtë herë, asaj i thane se nëse e donte ta merrte me vete kremin, do të duhet t’i nënshtrohej një kontrolli të plotë te dhimbshem per trupin e bere plage te gruas nga kemioterapia.

“Pasi me lane të paktën 20 minuta ulur atje, u thashe se këmbët e mia po ngrinin, po ashtu një efekt anësor nga kemioterapia. Ata refuzuan të më ndihmojnë”, shkruan ajo.
http://video.dailymail.co.uk/video/mol/2016/12/07/1722146551444357749/48…