E rëndë/ Nëna djeg djalin e saj në mënyrë monstruoze

Një nënë ka djegur në vaskë djalin e saj 4-vjeçar. Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë parë që të dilte tym nga dritarja e banesës.

Ata gjetën trupin e djegur të Antonias DiStasio si dhe disa rroba që digjeshin pranë vendit të tmerrshëm ku ndodhi krimi.

Policia rrëfeu se duart e vogëlushit ishin të lidhura pas shpinë më shtatë rripa dhe mbi qafën e tij kishte një qese plastike. Pranë tij ishte dhe një shishe vaji.

Fqinjët thanë se kishin dëgjuar djalin, i cili ishte autik, duke bërtitur: “Të lutem, mami, ndalu! Nuk do ta bëj përsëri!” Por, mesa duket ajo nuk është prekur nga fjalët e vogëlushit.

Kur policia mbërriti në banesë DiStasio nuk aty. Ajo u gjet disa orë më vonë nga policia.

Ralph DiStasio, babai i saj i tronditur, tha se Amelia kishte probleme të shëndetit mendor.

Policia ka gjetur disa mesazhe të çuditshme në telefonin e saj. Nëna e Antonio, Amelia DiStasio, 23 vjeçe është akuzuar për vrasje të shkallës së parë./tvklan.al