E rrahu, e zhveshi dhe e la të ngrijë ish të dashurën nëpër rrugët e Shkupit

Mbrëmë rreth orës 20:00 kalimtarët e rastit në rrugën ”Aminta III” në Shkup e kanë gjetur një vajzë me lëndime të rënda në kokë dhe gjysëm të zhveshur e cila ishte maltretuar nga ish i dashuri i saj, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Pas paraqitjes së rastit në policinë e Shkupit, zyrtarët e kanë hetuar rastin dhe e kanë veshur viktimën pasi ishte në rrezik për jetën si pasojë e temperaturave të ulëta.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur ish i dashuri i saj 52 vjeçar e ka marrë viktimën në veturë dhe e ka çuar në vendin e quajtur ”Zhelezara”.

Aty e ka rrahur dhe e ka zhveshur që të ngrij nga i ftohti.

Ndihma e shpejtë e ka marrë vajzën e lënduar dhe nga kontrolli mjekësor kanë dalë rezultate se e njëjta ka pasur lëndime të rënda dhe është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm në klinikën për traumatologji në Shkup.